Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Veliu në Agjencinë e Forenzikës

13:26 | 4 Gusht 2020

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

“Me këtë rast vlerësova punën që po bën kjo agjenci, dhe ofrova mbështetje për nevojat specifike, sidomos në akreditime ndërkombëtare të laboratorëve dhe mirëmbajtjen e sistemeve nacionale”, është shprehur Veliu.

“U jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-ve, për ndihmën e dhënë në ngjitjen dhe avancimin e kësaj agjencie”. /Lajmi.net/