Veliu aktivizohet sërish, sulmon Abdixhikun e presidenten Osmani

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, për presidenten Osmani, për të cilën tha se “nuk është presidente e të gjithëve”.

Lajme

09/06/2022 13:29

Veliu me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar Abdixhikun që sipas tij është dashur të kalojë një vit që ai ta pranojë se Osmani “nuk është president e të gjithëve”, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se Abdixhiku kishte kontakte të përditshme me Osmanin derisa atë e bëri president.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme”, ka shkruar Veliu.

Postimi i plotë:

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.

Shumë normale kjo.

Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.

Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!

Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti. /Lajmi.net/