Veliaj: Nuk terhiqemi nga unaza
Në një kohë kur për 31 ditë me rradhë banorët e astitit vijojnë protestën, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se nuk do të tërhiqet nga projekti per unazën e madhe.

Lajme
Veliaj tha se pavarësisht se një pjesë e banorëve kanë nga 8 shtëpi pa leje, bashkia do ti strehojë ata.
“A ka mundësi shoqëria jonë të mësoja nga ushtarakët, që njeriu pavarësisht vështirësive ka dinjitet, i thotë vetes qytetar, nuk i shkel shoqërisë dhe nuk i kërkon shoqërisë detyrime që shoqëria nuk ia ka. Sot shikoja që teksa po vazhdon progresi i qytetit, njerëz të cilët thonë “duam paret tona”. Paret e kujt? Në momentin që ke bërë 8 shtëpi pa leje, ne kemi detyrë të të strehojmë, se 7 të tjerat po i jep me qira. Sot nuk mundet shoqëria të të japë fitimin e munguar të diçkaje që e ke marrë me pa të drejtë, se po të ishte për këtë, atëherë do të ishin ushtarakët të parët. Ushtarakët që nuk zaptuan, që nuk i ranë njeriu më qafë, që i kanë shërbyer çdo qeverie të majtë e të djathtë në të gjitha kohërat, me orar e pa orar, dhe për sa kohë që ushtarakët nuk e bëjnë këtë, atëherë askush tjetër nuk ka gojë të kërkojë diçka nga shoqëria, që shoqëria nuk ia ka borxh”.
Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë një ceremonie festive të organizuar në sheshin skënderbej, me rastin e 106 vjetorit të krijimit të forcave të armatosura.