Veliaj merr aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka lansuar nismën për lirimin e hapësirave publike nga njësia nr. 5. Kreu i bashkisë Erjon Veliaj tha se kjo nuk është fushatë por puna e përditshme.

Lajme

15/08/2015 08:46

Ai i ka kërkuar bashkëpunim qytetarëve, duke paguar edhe taksat e bashkisë, që sipas tij, janë më të ulëta se çdo kryeqytet tjetër.

“Bashkia nuk i pret paratë me gërshërë, na duhet çdo qindarkë që mund të paguhet brenda detyrimit ligjor, tarifat e Tiranës janë më të ulëta se çdo kryeqytet tjetër, por duhen paguar. Tregjet e bashkisë janë bosh, ndërsa trotuaret plot me tregtarë. Aksioni për lirimin e hapësirave publike do shtrihet në të gjithë njësitë”, tha Veliaj. /Top Channel