Veliaj 200 mijë lekë gjobë kush urinon në rrugë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar sot 7 penalitetet që do të ndërmerren nga ana e bashkisë në kuadër të mbajtjes pastër të qytetit. Duke folur para 24 administratorëve të qytetit.

Lajme

25/08/2015 15:39

Veliaj tha se do të ketë masa konkrete me anë të gjobave për cilindo qytetar që ndot apo dëmton qytetin në kurriz të qytetarëve të tjerë që e duan qytetin dhe e mbajnë pastër atë.

7 masat penalizuese të prezantuara nga Veliaj

1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontejnerëve, me 50 mijë lekë gjobë.
2. Kryerja e punimeve pa leje do të gjobitet 5 milionë lekë, dhe shkelësi do të marrë përsipër shpenzimet e prishjes dhe kthimit në gjendjen e mëparshme.
3. Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike, 200 mijë lekë gjobë, dhe 3 mijë lekë për çdo metër katror që dikush ia ka marrë publikut.
4. Vandalizmi me pronën publike, dëmtimet, vjedhja e pusetave, dëmtimi i shtyllave të tensionit, urinimi në ambiente publike apo hedhja e pështymës në rrugë do të gjobiten me 200 mijë lekë gjobë.
5. Ndotja e rrugëve nga automjetet e rënda do të gjobitet me 100 mijë lekë për mjet.
7. Djegia, dëmtimi apo vjedhja e kontejnerëve të plehrave do të dënohet me 200 mijë lekë gjobë për çdo kontejner.
8. Ndotja dhe mospastrimi i ambientit pas aktivitetit tregtar, 50 mijë lekë gjobë.