Vedati: Stresi ka gjëra që s’më pëlqejnë, por është i rrethuar me njerëz që veç e kanë duartrokitur

Vedati u është përgjigjur pyetjeve gjatë darkës së të nominuarve. Aktori ka zbuluar shumë gjëra të cilat nuk i ka shprehur qysh nga hyrja e tij në “BBVK”, shkruan lajmi.net. Në një prej pyetjeve drejtuar Vedatit se “pse ai nuk është me familjen, por është në BBVK duke u marrë me debate për vaj e…

ShowBiz

03/02/2023 16:22

Vedati u është përgjigjur pyetjeve gjatë darkës së të nominuarve.

Aktori ka zbuluar shumë gjëra të cilat nuk i ka shprehur qysh nga hyrja e tij në “BBVK”, shkruan lajmi.net.

Në një prej pyetjeve drejtuar Vedatit se “pse ai nuk është me familjen, por është në BBVK duke u marrë me debate për vaj e qumësht?”, aktori e ka ndërlidhur pak temën me Stresin.

“Për shembull Stresi ka thënë se unë kam ardhur këtu me u bashku me ish gruan e tij, e ka përmend një sëmundje, i uroj shërim të shpejtë, por unë ja kam thënë troç për pare nëse kishte dashur me investua, nuk kishe pasur nevojë me hy këtu fare. Por, përdorimi i sëmundjeve të tilla, edhe nëse ke ardhur ke mundur t’i ndihmosh jashtë, me i ndihmua personi tënd jashtë, je shumë më i fuqishëm se këtu”, ka thënë Vedati.

“Tek Stresi ka ‘njërzillëk’ brenda tij, por është i rrethuar me njerëz që veç i kanë duartrokitur”, ka shtuar Vedati pos tjerash./Lajmi.net/