Vedati: Kur e imitoja Rugovën me Stupcat në vitin 2003, na quanin “bashkëpunëtorë të Serbisë”
Vedat Bajrami po vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”, teksa me banorët po ndanë shumë historia gjatë karrierës së tij tek grupi “Stupcat”. Së fundi, ai ka ndarë një storje nga 2003, lidhur me një skeç duke imituar Ibrahim Rugovën, shkruan lajmi.net. Aktori zbuloi se pas këtij skeçi, ata u quan “bashkëpunëtorë…
ShowBiz
Vedat Bajrami po vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”, teksa me banorët po ndanë shumë historia gjatë karrierës së tij tek grupi “Stupcat”.
Së fundi, ai ka ndarë një storje nga 2003, lidhur me një skeç duke imituar Ibrahim Rugovën, shkruan lajmi.net.
Aktori zbuloi se pas këtij skeçi, ata u quan “bashkëpunëtorë të Serbisë”.
Vedati tha se vet presidenti historik dhe këshilltari i tij, Adnan Merovci, nuk e kishin marrë fare afër zemrës, madje përkundrazi ishin takuar së bashku.
Vedati ka theksuar se grupi humoristik Stupcat ka pasur ndër vite oferta të ndryshme nga partitë politike në vend, por gjithnjë i kanë refuzuar.
“Kur të thonë të rehatoj me një shtëpi, të rehatoj me një vilë në bregdet dhe me një super veturë, sigurisht që e mendon. Por kurrë në jetë nuk jemi korruptuar”, ka thënë mes të tjerash humoristi i njohur kosovar./Lajmi.net/
View this post on Instagram