Vedat Muriqi: Pasi pranuam gol na doli gjumi, por ishte vonë

Vedat Muriqi ka thënë se kombëtarja e Kosovës duhet të luante sikur 15 minutat e fundit.

Sport

12/06/2022 23:18

Sulmuesi kosovar ka dhënë komentet e tij pas humbjes në Greqi, ku tha se kombëtarja u zgjua vonë nga gjumi.

“Kur erdhëm këtu e dinim se do të përballemi me kundërshtar të fortë. Besoj se ishim pak më mirë sesa në ndeshjen e parë ku nuk krijuam as gjysmë rasti. Këtu u zgjuam nga gjumi pas golit të parë, por isthe vonë. Duhej të luanim sikur 15 minutat e fundit. Na vjen keq sepse ishte rast i mirë po të fitonim këtu. DO të bëjmë çmos të marrim gjashtë pikë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Muriqi, transmeton lajmi.net.

“Sa më shumë rotacione dhe lojtarë të mirë, aq më shumë freski dhe sistem tjetër loje. Sepse asnjëri nuk jemi njësoj, por fatkeqësisht kemi pasur lojtar të lënduar dhe dënuar. Nuk doli siç paramenduam, por kjo nuk është arsyjea (lodhja), kështu që kjo mbaroi dhe në shtator kthehemi te ndeshjet e ardhshme. Shpresoj të kalojmë mirë deri atëherë dhe të kthehemi me fitore”, shtoi kosoavari.

“Jemi duke luajtur futboll. Nuk i dihet. Nëse jo i pari, pse jo të dytin, ose pse jo të tretin. Kemi kapacitet për pozitën e dytë”, tha tutje sulmuesi. /Lajmi.net/