Vedat Muriqi: Kosova po forcohet pas çdo sfide

Vedat Muriqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Kosovës.

Sport

11/10/2018 23:04

Vedat Muriqi ka thënë se Kosova është duke u forcuar në çdo ndeshje si kombëtare.

“Jemi duke u forcuar si Kombëtare dhe po tregojmë në çdo ndeshje se jemi ekip i fortë”, ka thënë Vedat Muriqi pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Ne shënuam tre gola të mirë dhe fituam tri pikë të reja në Grupin D”.

“Nuk ishte me rëndësi goli im, më rëndësi ishte që fituam ri pikë të reja”, ka thënë më tej sulmuesi i kosovës. /Lajmi.net/