Vedat Muriqi: E merituam fitoren, besuam deri në fund!

Sulmuesi në formë i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se fitorja e sontme ishte plotësisht e merituar.

Sport

10/06/2019 23:14

Muriqi, i cili realizoi golin e barazimit ndaj Bullgarisë, gjithashtu është shprehur i lumtur me golin e shënuar.

”E kemi meritu fitoren, kemi mundur të shënojmë fitore edhe më thellë”.

”Sa i përket golit, jam shumë i lumtur. Është normale kjo gjë”.

”Ajo çka na solli deri te kjo fitore ishte besimi. Edhe pse e pësuam golin e dytë, ne sërish besuam”.

”Dy ndeshjet e ardhshme kanë me qenë më të vështira, por duhet të besojmë”, potencoi sulmuesi shtatëlartë. /Lajmi.net/