Vedat Muriqi drejt Club Brugge – do të përfitojë 2 milionë euro për vit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të përfundojë në Superligën e Belgjikës.

Sport

06/07/2022 14:08

Muriqi nuk arriti të gjente mirë veten e tij te skuadra e Lazio dhe sezonin e fundit e përfundoi si i huazuar te Mallorca.

Në La Liga, kosovari u dëshmua me disa paraqitje të mira, duke rikthyer pak besim tek ai. Tani, sipas raportimeve të Arlind Sadikut, Vedat Muriqi do të nënshkruajë me Club Brugge, transmeton lajmi.net.

Gjiganti i sulmit kosovar do t’i kushtojë belgëve rreth 10.5 milionë euro, plus bonuse.

Në kontratën e Muriqit parashihet që lojtari të përfitojë rreth 2 milionë euro për vit. /Lajmi.net/