Vedat Muriqi bën çmendurinë, shënon “hat-trick” – Mallorca në ekstazë dhe Bilbao në panik
Vedat Muriqi ka shkëlqyer sërish në ndeshjen Mallorca–Athletic Bilbao, duke realizuar hat-trick për skuadrën e tij në sfidën e javës së 20-të të La Ligës. Sulmuesi kosovar fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të pas një asistimi të bukur nga Darder. Më pas, në minutën e 42-të, Muriqi humbi një penallti, por reagoi shpejt dhe…
Sport
Vedat Muriqi ka shkëlqyer sërish në ndeshjen Mallorca–Athletic Bilbao, duke realizuar hat-trick për skuadrën e tij në sfidën e javës së 20-të të La Ligës.
Sulmuesi kosovar fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të pas një asistimi të bukur nga Darder. Më pas, në minutën e 42-të, Muriqi humbi një penallti, por reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:1, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të 13-tin në La Liga këtë sezon. Bilbao arriti ta barazojë rezultatin në 2:2, por Muriqi nuk ndaloi.
Në minutën e 69-të, ai realizoi golin e tretë për Mallorcan nga pika e penalltisë, duke kompletuar hat-trick-un dhe duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer këtë sezon./lajmi.net/
— ↪️ @CenterOfGoals – Follow (@CathernPat31978) January 17, 2026