Vedat Muriqi, ‘baba’ i Superligës turke

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij deri më tani.

Sport

31/05/2019 14:09

Gjiganti i sulmit të Kosovës ka shkëlqyer nën fanellën e Rizespor, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave tjera turke.

Muriqi përveç që është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në kampionatin turk, ai prinë edhe në një statistikë tjetër.

Sipas statistikave të ‘OptaCan’, Muriqi ka më së shumti duele të fituara në Superligën turke, transmeton lajmi.net.

Vedat Muriqi – 287

Douglas – 279

Fabrice N’Sakala – 240

Ayaç Kara – 232

Trezeguet – 232

Muriqi gjithashtu raportohet se po kërkohet me ngulm nga gjigantët turk si Fenerbahce e Istanbul Basaksehir./Lajmi.net/