“Veç t’i kishe pas me një burrë”, ja si përgjigjet Teuta Krasniqi (Foto)

Aktorja Teuta Krasniqi publikoi para pak çastesh një imazh shumë të bukur me Tarën nga pushimet në bregdetin turk.

ShowBiz

13/06/2016 15:06

Po aq i bukur ishte edhe përshkrimi “Me dy çikat e mia” duke nënkuptuar edhe vajzën që Teuta pret ta sjell në jetë së shpejti si fryt i dashurisë me Adonis Morinën.

Pavarësisht, fjalët nuk ndalen tek ne si popull dhe një komentues i ka shkruar Teutës që do ishte edhe më mirë po t’i kishte me një burrë dy vajzat e saj.

Si rrallëherë, replikë ka pasur edhe nga aktorja e njohur që është shprehur: “Ti kishe kqyr veç punët e tua ti përshembull e mos mu marr ktu me llafe idioteske si gru e keqe. Qasi ‘burri koke’, gjynah”.

Aktorja e suksesshme duket se është bërë imune nga një rang i tillë i komenteve në rrjete sociale dhe pa problem,’ua mbyll gojën’ personave të tillë. /Prive.al