Veç gjermanit, angazhohet edhe eksperti vendor i pensionuar për riparimin e turbinës në KEK

Kontrata në mes Korporatës Energjetike të Kosovës -KEK dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” është personifikuar me “gjermanin”, i cili është duke asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2. Kontrata në mes palëve ishte lidhur më datë 23 dhjetor dhe ka pas validitet 21 ditë.

Lajme

21/01/2022 21:50

KEK-u ka lidhur një tjetër kontratë emergjente të titulluar “Angazhimi emergjent i një konsulenti për përkrahje teknike”, që ka të bëjë me problemet në TC B2.

Për kontratë është ftuar ish-inxhinieri i KEK-ut, Remzi Shahini i cili ka dal në pension që dhjetë vite, shkruan lajmi.net.

Kontrata më të është mujor dhe është lidhur më14 janar në një vlerë prej 2000 eurove.

Me datën 12.12.2021 gjatë operimit normal kishte ndodhur një aksident në turbinën TTU në njësinë B2. Kjo ka ndikuar që njësinë B2 të nxjerrim jashtë operimit për kohë të pa caktuar deri sa të bëhen inspektimet, analizat dhe shqyrtohen mundësitë për riparimin e dëmeve të shkaktuar.

Pos për intervenim në B2, Shahini do të monitorojë edhe situatën për një kohë pas riparimit.

“Riparimi i dëmeve dhe kthimi i njësisë B2 në sistem është top prioritet i yni duke u angazhuar më tërë resurset tona humane dhe teknike. Duke pasur parasysh që problemi i shkaktuar në TTU është shumë seriozë dhe kërkon angazhim të eksperteve më përvojë vendor dhe ndërkombëtarë. Më qëllim që të afrohet ndihmë teknike në identifikimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuar në TTU dhe me kërkesë të Kryeshefit të KEK-ut, kërkohet angazhimi i ekspertit vendor Remzi Shahini i cili ka një përvojë mbi 40 vjeçare në remonte të turbinave të KEK-ut. Angazhimi i ekspertit Remzi Shahin do të jetë ndihmë në asistencë teknike të stafit teknik të TC.B dhe informim për kryeshefin e KEK-ut. Zotëri Remzi Shahini në bazë të përvojës së vet do të ndihmon stafin teknik të TC.B në .1. Identifikim e problemit të shkaktuar 2. Sygjerime për riparimin e pjesëve të dëmtuara 3. Rekomandime për kthimin e njësisë B2 në punë në kohën më të shkurtër 4. Komisionimin gjatë lëshimit të Turbinës TTU në punë 5. Monitorimin e gjendjes operuese të TTU pas lëshimit në punë Periudha kohore e angazhimit të këtij konsulenti (eksperti) duhet te jetë 1 muaj nga koha e nënshkrimit te kontratës. Duke marr parasysh faktet e cekura me lartë, koha kur është e domosdoshme të fillon ky angazhim i këtij konsulentit është menjëhershme”, thuhet në përshkrimin e arsyetimit të prokurimit të KEK.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka konfirmuar se punimet në njësinë B2 të TC Kosova B kanë përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e testimit dhe startimit të kësaj njësie prodhuese. Turbina e rotorit në njësinë B2 ka qenë jashtë funksionit që nga 14 dhjetori dhe pwr riparimin e saj ishte kontraktuar kompania “GE Power AG” për të cilën ishin ndarë 250 mijë euro. /Lajmi.net/