“Veç ata që nuk janë normal nuk shqetësohen”, qytetarët tregojnë motivet prapa krimeve të fundit

Krimet që ndodhën javëve të fundit në vend, tronditën opinionin. Lajmi.net ka pyetur qytetarët se cilat motive mund të qëndrojnë prapa rritjes kaq të vrullshme të kriminalitetit në vend. Njëri nga ta mohoi që është çështje ekonomike, por më shumë e lidhi me përdorimin e substancave narkotike nga të dyshuarit. “Nuk është çështje ekonomike. Mu…

Lajme

02/12/2023 14:57

Krimet që ndodhën javëve të fundit në vend, tronditën opinionin.

Lajmi.net ka pyetur qytetarët se cilat motive mund të qëndrojnë prapa rritjes kaq të vrullshme të kriminalitetit në vend.

Njëri nga ta mohoi që është çështje ekonomike, por më shumë e lidhi me përdorimin e substancave narkotike nga të dyshuarit.

“Nuk është çështje ekonomike. Mu nuk ma merr mendja. Na e kemi pasë një ekonomi edhe shumë ma të dobët e përbuzur ta thuash. Këtu është çështje krejt e drogës në pyetje e tash një gjeneratë e re po mendojnë se jetohet prej asaj pune e nuk po e paramendojnë fatkeqësinë që mundet me ju ndodhë”, tha ai për lajmi.net.

Dikush tha që siguria është në nivel shumë të ulët.

“Të sigurtë s’kemi qenë asnjëherë. Siguria është në nivel më të ulëtin. Veç ata që nuk janë normal nuk shqetësohen. Ai që ka një pikë vetëdijë njerëzore duhet me u shqetësu”, tha ai.

E një qytetar tjetër tha se në Kosovë luan shumë rol faktori social.

“Në çdo vend normal, të mos e them në atë aspektin demokratik, por pavarësisht në këtë krijim të rrethanave që i kemi bë, është një shqetësim i gjithëmbarshëm. Mediat po ashtu kanë ndikim. Masat janë nonstop përpara tyre…Në rrethanat kosovare në veçanti faktori social është një prej faktorëve shumë të rëndësishëm. Po p.sh thyerja e një bankës lidhet me një faktor pak më të rëndë, jo me atë social.”