Veç 45 milionë euro, tri skuadra angleze në ‘luftë’ për mbrojtësin e Napolit

Futbollisti i Napolit, Kim Min-Jae po kalon në një sezon fantastik në Serie A dhe është shumë pranë që me skuadrën e tij ta fitojë titullin e Scudetos. Sipas ‘Daily Mail’, tri skuadra nga Premier League janë të interesuar për mbrojtësin dhe mund të paguajnë shifrën prej 45 milionë euro për transferimin e tij, shkruan…

Sport

07/04/2023 10:14

Futbollisti i Napolit, Kim Min-Jae po kalon në një sezon fantastik në Serie A dhe është shumë pranë që me skuadrën e tij ta fitojë titullin e Scudetos.

Sipas ‘Daily Mail’, tri skuadra nga Premier League janë të interesuar për mbrojtësin dhe mund të paguajnë shifrën prej 45 milionë euro për transferimin e tij, shkruan Lajmi.net

Liverpool, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për bashkëlojtarin e Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi nga Korea e Jugut gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë një asist.

Kujtojmë që vlera e Kim Min-Jae në sajtin ‘Transfermarkt’ shkon deri në 50 milionë euro./Lajmi.net/