Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Vë bast Miftaraj: Dashuriçka mes Osmanit e Kurtit nuk zgjatë më shumë se 365 ditë

17:47 | 14 Janar 2021

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po parashikon se lidhja politike mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit nuk do të zgjasë më shumë se një vit.

Madje, për këtë ai edhe ka vënë bast një drekë “modeste”, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se Osmani do të akuzojë Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura në marrëveshjen e datës 14 janar të 2021-tës, teksa Kurti do ia përmend se ajo nuk ka guxuar të garojë e vetme.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Ve bast nje dreke modeste deri 50 Euro se dashuriçka ne mes te Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do te zgjas me teper se nje vit kalendarik, respektivisht 365 dite nga sot.

Osmani do ta akuzoj Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura ne marreveshjen e dates 14 janar 2021!

Kurti do te ia permend se ne kohen kur nuk ke GUXUAR te garosh e vetme, VV te ka dhene super hapesire prej 10 vendeve ne listen zgjedhore.

Aleancat politike ne Kosove jane te destinuara te deshtojne. Nga miq ne armiq dhe anasjelltas nga armiq ne miq!. /Lajmi.net/