Vdiq viktima e katërt e sulmit të armatosur në Bruksel

Belgjika e ka nisur një ndjekje ndërkombëtare kundër të dyshuarit për vrasjen e katër personave në muzeun hebre në Bruksel, më 24 maj.

Bota

25/05/2014 20:45

Tre persona, dy nga të cilët izraelitë, dhe një grua franceze kishin vdekur në vend, ndërsa një i ri belg, ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në sulmin e së shtunës, raporton REL.

Një video e publikuar nga policia tregon një person atlet, me një kapelë sportive, i cili ka ecur nëpër hapësirat e muzeut, ndërsa nga çanta e ka nxjerrë një kallashnikov me të cilin edhe ka shtënë në drejtim të personave.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përsipër sulmin.