Vdiq ish ylli nga NBA në aksident trafiku

Rasual Butler u aksidentua me veturën e tij, Range Rover për faj të shpejtësisë së madhe.

Sport

01/02/2018 12:17

NBA ka marrë një lajm shokues për vdekjen e Rasual Butler.

Ish basketbollisti i skuadrave të ndryshme nga NBA ka vdekur në një aksident trafiku, i shoqëruar nga gruaja e tij, Leah LaBelle.

Butler u aksidentua me veturën e tij, Range Rover për faj të shpejtësisë së madhe, transmeton “lajmi.net”.

Ai për 13 sezone në NBA ka luajtur për skuadrat si Miami Heat, New Orleans Hornets, Chicago Bulls, Toronto Raptors, Indiana Pacers, Washington Wizards dhe San Antonio Spurs. /Lajmi.net/