Vdiq Dr. Hajrullah Gorani

Ka vdekur Dr. Hajrullah Gorani, i cili njihet si kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK), të themeluara në vitin 1990.

Lajme

06/07/2020 19:05

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar djali i tij, Dukagjin Gorani.

Gorani ishte ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash shkencorë. /Lajmi.net/