Vdiq Avdullah Babalija, komandant Syla
Avdullah Babalija, që njihej si Komandant Syla në kohën e luftës, ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare nga një sulm në zemër.

Lajme
Si njofton KP, mësohet se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Ai ka qenë komandant i Brigadës ‘137 Gjakova’ e UÇK-së, ka qenë komandant i brigadës 332 i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe nënkolonel i Zonës Operative Dukagjini në TMK.
Gjithashtu ka qenë drejtor i ndërmarrjes Çabrati në Gjakovë.
Nesër në orën 11:00 do të mbahet një akademi përkujtime në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa në orën 12:00 edhe homazhet në këtë pallat.
Varrimi i tij bëhet në orën 15:00.