Vdesin tre kosovarë në një aksident

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Rrugën e Kombit. Tre persona kanë humbur jetën, kur automjeti i tyre me targa të Kosovës është përplasur me anësoret e rrugës, në aksin Kukës-Morinë.

Lajme

13/09/2013 23:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në aksin Kukës-Morinë, pranë pikës kufitare. Për pasojë, tre persona kanë gjetur vdekjen.

Mësohet se një automjet me targa të Kosovës doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore të saj. Burime nga policia thanë se dy prej tre personave që udhëtonin me mjetin gjetën vdekjen në vend. Ndërsa një person i tretë, fillimisht u plagos rëndë, ndërsa më pas humbi jetën rrugës për në spitalin e Prizrenit.

Viktimat janë, Ardita Bytyçi, 22 vjeç, Bujar Sinani, 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova.

Policia tha se shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe pamja e kufizuar për shkak të mjegullës.

(Gazeta Shekulli)