Vdesin dy ish-sportistë të njohur kosovarë

Drenica ka njoftuar se kanë ndërruar dy ish-portierët, Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti.

Sport

24/08/2020 10:58

Behrami ka ndërruar jetë dje, ndërsa Mehmeti pardje, të dy këta kanë qenë ish-portier të Buduçnostit tash të quajtur KF Drenica.

Drenica në emër të kryesisë i ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes Behrami dhe Mehmeti.

“Sot morëm lajmin tjetër të hidhur, për vdekjen e ish portierit të ish KF Buduçnostit (tash KF Drenica), Sinan Behrami”.

“Në emër të kryetarit të KF Drenica, Ilir Veliqi, Bordit, Kryesisë, shtabit teknik dhe në emër të të gjithë futbollistëve të KF Drenica, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen Behrami dhe gjithë farefisin”.

“Dje morëm lajmin që ka ndërruar jetë ish portieri i ish KF Buduçnostit (tash KF Drenica), z. Fazli Mehmeti. Në emër të kryetarit të KF Drenica, Ilir Veliqi, Bordit, Kryesisë, shtabit teknik dhe në emër të të gjithë futbollistëve të KF Drenica, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti dhe gjithë farefisin”, ka shkruar klubi kosovar. /Lajmi.net/