Vdesin 700 persona nga vapa në Pakistan

Kryeministri Pakistanez ka bërë thirrje për masa emergjente ngase numri i të vdekurve nga temperaturat e larta në provincën jugore Sindh arriti në rreth 700.

Bota

23/06/2015 18:13

Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive thanë se kishin marrë urdhra nga Nawaz Sharif për të ndërmarrë masa të menjëhershme.

E për të ndihmuar në qendrat ku temperatura e lartë ka goditur janë vendosur edhe shumë ushtarë.

Zyrtarët u kritikuan se nuk kanë bërë mjaft për të trajtuar krizën që i ka kapluar.

Ndërkaq sekretari i shëndetësisë Saeed Mangnejo në krahinën Sindh, kishte deklaruar për 612 njerëz të vdekur në spitalet kryesore në qytetin Karaçi, ndërsa 80 të tjerë vdiqën në spitalet private, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.