Vdes zyrtari i LDK-së në Suharekë

Ka vdekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Suharekë, Remzi Kololli.

Lajme

23/04/2021 14:09

Sipas një njoftimi të degës së LDK-së në Suharekë, ai kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.

“Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij. Ai u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë. Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh”.

“Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.