Vdes veterinari pasi shkelet nga një elefant 5.5 ton

Një veterinar 24 vjeçar nga Indonezia, i quajtur Esthi Octovia Wara Hapsari, u shkel për vdekje nga një elefant gjigant, në kohën kur ai ishte duke u kujdesur për të.

Fun

11/05/2016 14:12

Policia është duke hetuar pse elefanti krejt papritmas u bë i dhunshëm, dhe vrau të riun, transmeton lajmi.net

Veterinerët kanë thënë se ky lloj i rrallë i elefantit është transferuar nga një kopsht zoologjik para pak javësh.

World Wild Life, ka vlerësuar se në Indonezi ekzistojnë rreth 2.800 elefantë që janë në gjendje të egër, ndërkaq policia dhe pronarët e shumë kopshteve zoologjike vazhdojnë të hulumtojnë për arsyet./lajmi.net