Vdes trajneri legjendar i Francës

17:40 | 26 Mars 2020

Ish-trajneri i Francës, Michel Hidalgo ka vdekur në moshën 87 vjeç pas një beteje të gjatë me sëmundje.

Hidalgo kaloi tetë vjet si trajner i Francës, duke marrë përsipër ekipin në 1976, duke zëvendësuar Stefan Kovacs.

Ai e udhëhoqi Francën në vendin e katërt në Kupën e Botës 1982, por dy vjet më vonë fitoi Euro 1984 – titulli i parë i madh për kombin francez, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas kësaj, ai u tërhoq si menaxher i Francës, ku u zëvendësua nga Henri Michel.

Menaxheri ikonik ka fituar statusin legjendar në Francë për t’i drejtuar ata në trofeun e tyre të parë të madh.

Në 1984 ai fitoi çmimin si menaxheri më i mirë në Evropë.

Hidalgo i dha fund karrierës së tij në Marseille në 1991. /Lajmi.net/