Vdes trajneri 93-vjeçar që udhëhoqi 55 ekipe

Menaxheri Rudi Gutendorf, i cili mban një rekordin botëror Guinness për udhëheqjen e 55 skuadrave në 32 vende dhe në pesë kontinente, ka vdekur në moshën 93 vjeç.

Sport

15/09/2019 18:02

Karriera menaxheriale e Gutendorf zgjati një gjysmë shekulli, duke përfshirë kohën në ekipe të mëdha në vendin e lindjes në Gjermani dhe 18 skuadra kombëtare që përfshinin Australinë, Kinën dhe Fixhin.

‘Rudi i nervozuar’ mori rolin e tij të parë drejtues me ekipin zviceran Blue Stars Cyrih në vitet ’50, ndërsa puna e tij e fundit në menaxhim ishte me Samoa në vitin 2003, përcjell lajmi.net.

Zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Dr Rainer Koch, e quajti atë një “ambasador të shquar të futbollit gjerman”.

“Ne humbëm në të dikë që na ka pasuruar me zemrën e tij të madhe dhe pozitivitetin çdo ditë”, thanë familja e tij. /Lajmi.net/