Vdes tragjikisht gazetari i Wall Street, fitues i “Pulitzer Prize”

Reporteri i Wall Street Journal, Joseph Rago, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Manhattan në moshën 34 vjeçare.

Bota

23/07/2017 12:34

Rago ishte gjetur nga policia të enjten pasi që nuk kishte shkuar në punë, sipas Wall Street Journal.

Policia tha që nuk kanë gjetur shenja të dukshme të traumës dhe se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga zyra e ekzaminuesve mjekësorë të qytetit.

Ai e kishte fituar çmimin më prestigjioz të gazetarisë në SHBA, Pulitzer Prize, më 2011 për editorialet që sfidonin reformën në kujdes shëndetësor të avokuar nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.