Vdes personi që u lëndua në vendin e punës

Një person i cili është lënduar gjatë para disa javëve në vendin e punës në Prizren ka vdekur dje në QKUK.

Lajme

20/07/2019 11:43

Rastin e ka kumtuar Policia e Kosovës. Më këtë rast është arrestuar një person.

“Rr. Flamuri, Prizren 26.06.2019 – 14:00. Lidhur me rastin me datë 19.07.2019 rreth orës 17:20 viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qen në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë  është dërguar në IML. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Rasti është iniciuar për ‘lëndim trupor & punime ndërtimore të kundërligjshme’. /Lajmi.net/