Vdes personi që u aksidentua para katër ditësh në “Rrugën B” në Prishtinë

Një person ka vdekur në QKUK pas aksidentit që kishte pasur tre ditë më parë.

Lajme

11/10/2019 09:43

Rasti kishte ndodhur në Rrugën “B” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se viktima është raportuar gjatë ditës së djeshme se ka ndërruar jetë, teksa ai kishte qenë në QKUK që nga 7 tetori.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/