Vdes një punonjës i QKMF-së në Prizren, ishte infektuar me koronavirus
Një punonjës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Lajme
Bashkim Qollopeku ishte punonjës në QKMF dhe i njëjti ishte infektuar me koronavirus.
Vdekjen e tij për lajmi.net e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu.
“Nga data 20.10.2020 është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19. Ishte i shtrirë në Spiralin Rajonal të Prizrenit dhe ka qenë i intubuar”, tha Shehu.
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 186 raste të reja me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 17 mijë e 943 raste. /Lajmi.net/