Vdes një punëtor i Komunës së Klinës
Ka vdekur Mehmet Morina, punonjës në Komunën e Klinës.

Lajme
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e punonjësit të komunës, Mehmet Morinës.
Mehmeti ishte një punëtor shembullor e kolegë i mirë, njeri i ndershëm e i sinqertë.
Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Mehmetin. /Lajmi.net/