Vdes një person në Shtime, doli jashtë rrugës me veturë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17: 25 në fshatin Petrovë të Shtimes.

Lajme

04/04/2020 11:16

Policia ka njoftuar se derisa një person ka qene duke e ngarë veturën, dyshohet se ka dalë jashtë rrugës.

Për motivet se si erdhi deri tek aksidenti e më pas vdekja, policia është duke e pritur një raport të detajuar të mjekësisë ligjore.

“Është raportuar se një mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/