Vdes një person në Klinë pasi u lëndua derisa po tentonte ta shuante zjarrin

Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime. “Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e…

Lajme

20/07/2025 17:53

Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime.

“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit.

Ndryshe, Klina.info ka raportuar se personi i vdekur ishte një i moshuar që kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, por për fat të keq nga lëndimet e marra humbi jetën.