Vdes një person, hedhet nga dritarja e spitalit

Një person ka vdekur të hënën në Komunën e Gjakovës. Sipas Policisë së Kosovës, viktima është hedhur nga kati i parë i dritares së spitalit rajonal “Isa Grezda”, i cili arritur t`i mbijetojë plagëve të marra.

Lajme

25/02/2014 14:15

Një person në Komunën e Gjakovës ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë,  raporton Policia e Kosovës.

Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, thuhet se pacienti (viktimë) është hedhur nga kati i parë i spitalit rajonal “Isa Grezda”, rreth orës 24, ndërsa pas lëndimeve të marra  ka ndërruar jetë rreth orës 03:30.

“Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Gjakovë , rreth orës 09:00 të datës 24.02.2014 , është njoftuar nga personeli i Spitalit Rajonal “ Isa Grezda “ Gjakovë, lidhur me një pacient (viktimë), i cili ishte i hospitalizuar në repartin e ORL-së dhe ishte hedhur në tokë nga dritarja e katit parë, me ç’rast ishte dërguar menjëherë për tretman mjekësor”.

“Rasti kishte ndodhur rreth orës 00:10 të datës 24.02.2014 , mirëpo i njëjti rreth orës 03:30 kishte ndërruar jetë”.

“Ky pacient në kohën përderisa ka qëndruar në repart ishte i vetmuar pa ndonjë pacient tjetër,dhe me të dëgjuar një zhurmë, menjëherë kishte shkuar në dhomë ankuesja motër medicinale, e cila kishte vërejtur dritaren e hapur nga ku ishte hedhur viktima”.

“Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale , si hetim i vdekjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit”.