Vdes një palestinez pas të shtënave në kufirin Izrael-Gaza

Një i ri palestinez ka vdekur pasi është qëlluar nga forcat izraelite në përleshjet në kufirin e Gazës, kanë njoftuar ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Bota

28/04/2018 11:23

Azzam Oweida, 15 vjeçar është qëlluar në kokë me armë zjarri në protestat që po zhvillohen në jug të Gazës, ka njoftuar kjo ministri më 28 prill.

Vdekja e Owiedas ka dërguar në katër numrin e personave të vdekur në protestat që po mbahen tash e pesë të premte radhazi.

Kjo ministri po ashtu ka njoftuar se 200 persona janë plagosur, duke përfshirë një gazetar palestinez që është qëlluar me plumb në këmbë.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se rreth 10,000 persona kanë marrë pjesë në protestat e 27 prillit, duke thënë se trupat janë përgjigjur, “me qëllim të shpërndarjes së turmës”.

Trupat izraelite kanë vrarë 41 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 5,000 të tjerë prej kur banorët e Gazës knë nisur protestat afër kufirit më 30 mars, duke kërkuar që të kthehen në shtëpitë e pushtuara nga Izraeli.