Vdes një paciente me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës një grua e prekur me koronavirus.

Lajme

14/07/2020 09:23

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një paciente e cila ishte i prekur me koronavirus dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë spital janë duke u trajtuar 61 pacientë me koronavirus, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Po ashtu ky spital ka njoftuar se edhe një pacient është në gjendje të rëndë, përderisa gjashtë persona të personelit mjekësor janë në pritje të rezultateve për koronavirus.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar

me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza. /Lajmi.net/