Vdes një 70-vjeçar nga koronavirusi, vajza e tij thotë që nuk i dhanë oksigjen

Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Mitrovica i cili ishte i prekur me koronavirus.

Lajme

05/07/2020 11:01

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Mitrovica i cili ishte i prekur me koronavirus, raporton lajmi.net.

Vaja e tij ka bërë të ditur se babai i saj ka ndërruar jetë në ora 03:00 e mëngjesit të së dielës.

Ajo thotë se dyshojnë që babai i saj ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.

“Unë po dyshoj se gazin nuk e kanë pas si duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë si duhet. Ne që kemi qenë familjar ia kemi bërë më shumë hyzmetin. Përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush…. Mbrëmë në orë 03:00 na ka thirr vëllai se ka vdekur baba”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu theksoi se trupi i pajetë i babait të saj do të dërgohet për obduksion.

Ajo po ashtu kërkoi nga mjekët që të jenë më të përgjegjshëm.

“Unë iu kisha lut mjekëve që le ta marrin pak më seriozisht këtë punë, se e dimë që është kohë pandemie, por lë të marrin më seriozisht e jo veç me ju dhanë qetësues, sepse atyre nuk  ua përballon zemra”, deklaroi ajo.

Theksojmë se deri më tani askush nga QKUK-ja nuk është deklaruar zyrtarisht. /Lajmi.net/

YouTube player