Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Vdes një 67-vjeçar nga Malisheva, familja njoftohet se ka qenë i prekur me koronavirus

22:22 | 29 Qershor 2020

Foto: Lajmi.net

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19.

Siç njofton komuna e Malishevës, 67-vjeçari më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes

Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunalë, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive.

Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur në vitin 1953 nga Banja e Malishevës. /Lajmi.net/