Vdes një 34-vjeçar në Shëngjin

Një person ka humbur jetën në detin e Shëngjinit.

Lajme

10/07/2020 18:02

Mësohet se një pushues nga Kosova, rreth 34 vjeç është mbytur teksa po lahej.

Burime për Top Channel-in bëjnë me dije se i riu ka pësuar infarkt në kohën që ndodhej në ujë.