Vdes një 26 vjeçar në Qendrën e Azilit në Magure

Një 26 vjeçar, shtetas i huaj ka vdekur në Qendrën e Azilit në Magure.

Lajme

27/11/2021 17:40

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjën e viktimës, shkuran lajmi.net.

Me kujdes të shtuar, policia ka nisur hetimin për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po merr procedurat e duhura hetimore e forenzike.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, thotë policia.

Ndërkohë, shtetësia dhe detaje shtesë lidhur me rastin ende nuk janë bërë publikë nga policia. /Lajmi.net/