Vdes nga koronavirusi, anëtari i grupit “Dream Street”
Ka ndërruar jetë Chris Trousdale.

ShowBiz
Si pasojë e nderlikimeve me Covid-19, ka ndërruar jetë anëtari i grupit “Dream Street”, shkruan lajmi.net.
Këngëtari 34-vjeçar u pa pa shenja jete mbrëmjen e të martës në një spital në Burbank, Kaliforni pasi u infektua me koronavirus.
Kujtojmë se ai iu bashkua grupit “Dream Street” në vitin 1999 së bashku me: Jesse McCartney, Greg Raposo, Matt Ballinger dhe Frankie Galasso.
Albumi i tyre fillestar u certifikua me pllakatën “Gold” në SHBA pasi arriti kulmin duke u renditur në vendin e parë në tabelën e Albumeve të Pavarura të Billboard dhe në vendin e 37-të në top listën e Billboard 200./Lajmi.net/