Vdes nga Ebola kirurgu nga Siera Leone

Një kirurg i prekur nga virusi Ebola në vendlindjen e tij Siera Leone, ka vdekur sot në një spital në Nebraska të Shteteve të Bashkuara.  

Bota

17/11/2014 23:55

Martin Salia ka vdekur pak pas orës 04:00 të mëngjesit me orën lokale, ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Mjekësore në Nebraska, Taylor Wilson, transmeton “Rel”.

“Dr. Salia ka qenë në gjendje jashtëzakonisht kritike kur ka arritur këtu dhe, fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk kemi qenë në gjendje ta shpëtojmë”, ka thënë Phil Smith, drejtori i njësisë ku ai është trajtuar. 

Salia ka mbërritur në SHBA të shtunën. Virusi i Ebolës ka vrarë mbi 5.000 njerëz në Afrikën Perëndimore, në Liberi, Siera Leone dhe Guine.