Vdes nëna e heroit, Fehmi Lladrovci
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nëna e heroit, Fehmi Lladrovci.

Lajme
Mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë nëna e heroit, Fehmi Lladrovci.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është vëllai i heroit, Fehmi Lladrovci, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit, pa ndërhyrje:
Njoftim!
Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!
Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë. /Lajmi.net/