Vdes në QKUK personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Zyrtarë të QKUK-së kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i tretë si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Lajme

15/09/2019 16:55

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, doktoresha Agreta Gecaj

“Po, ka vdekur edhe personi me iniciale G.R i lindur në vitin 1943. Nga data 5 ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Mirëpo përkundër trajtimit edhe angazhimit ai sot ka ndërruar jetë në ora 15 e 15”, ka thënë Gecaj.

Kujtojmë, se nga incidenti i ndodhur në fillim të shtatorit, dy persona kishin vdekur në ditën e të shtënave.

Lidhur me rastin ishin arrestuar tre persona. /Lajmi.net/