Vdes në QKUK femra që u aksidentua para katër ditësh në Suharekë

Ka ndërruar jetë një femër që u aksidentua katër ditë më parë në Suharekë.

Lajme

20/09/2019 10:42

Viktima nga plagët e marra nga aksidenti ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Detaje të tjera nuk janë dhënë. /Lajmi.net/