Vdes në aksident

Pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Pejë, ka gjetur vdekjen një qytetare e Pejës. Përderisa ajo ishte duke ecur në trotuar, makina në lëvizje ka devijuar dhe e ka goditur atë.

Lajme

17/10/2013 15:28

Një qytetare e Pejës ka vdekur të enjten, pasi ishte goditur nga një makinë.

Siç raporton Kosovapress, zyrtarë për media nga Policia në Pejë kanë thënë se aksidenti ka ardhur kur ngasësi i veturës “Fiat” ka humbur kontrollin dhe ka goditur tashmë të ndjerën derisa ajo po ecte në trotuar.

Ndaj të dyshuarit, vozitësit, K.A (1996) është caktuar masa e ndalimit policor konform procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë, në tretman mjekësor, por nën mbikëqyrjen e policisë.