Vdes në aksident shqiptari, miqtë mesazhe prekëse: Pse vëllai im?

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në autostradën Palermo-Mazara pranë Alcamos.

Lajme

20/05/2019 14:27

Sipas mediave italiane, shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

Shqiptari ishte pjesë e një shoqate të të apasionuarve pas motorëve të cilët në fundjavë lëviznin në zona të ndryshme të Sicilisë. Edhe ditën e aksidentit, ai ishte në programin e përcaktuar por që përfundoi në tragjedi. Pas lajmit të hidhur nuk kanë qenë të pakta mesazhet e miqve për të, transmeton “Ballkanweb”.

“Jo miku im, gjithçka mund të imagjinoja përveç se ishe ti në atë aksident të tmerrshëm me motor. Përse, them unë, përse? Përse vëllai im, përse?”, është mesazhi i një miku, që si shumë të tjerë nuk mund ta besojnë ende aksidentin dhe vdekjen e 47-vjeçarit.

Halili ishte rezident në Sciacca por me origjinë nga Lushnja. Viktima ishte i apasionuar pas motorëve dhe merrte pjesë në një nga ato aktivitete për t’u bashkuar me të tjerë persona të apasionuar pas motorit.

“Një përshëndetje të veçantë dhe një përqafim të madh, në djalë i shkëlqyer, shumë xhentil dhe i përzemërt me të gjithë”, shkruan një tjetër mik.

Dhe më tej një tjetër mik: “Prehu në paqe miku im i dashur, tani asnjë nuk do jetë për të luajtur me mua në mbrojtje dhe të më thotë një fjalë ngushëllimi. Ishte një person me zemër të artë, pusho në paqe engjëll, do të mbaj gjithmonë në zemër. Të dua shumë’.